Kërkohej nga Zvicra për trafikimin e 500 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Shqiptari Mario Marashi, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio, është arrestuar në Itali dhe do të ekstradohet në Zvicër. Autoriteti gjyqësor zviceran e akuzon atë si një trafikant ndërkombëtar droge. S
ipas prokurorit zviceran Cuno Tarfusser, ishte ai që importoi 500 kilogramë kokainë 100% të pastër, të gjetura të fshehura në një konteiner kafeje të identifikuar nga hetuesit në një platformë logjistike në Bazel.
Droga me sa duket ishte importuar nga Amerika e Jugut. Akuzat bazohen edhe në pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit në zonë.
Hetuesit zviceranë nisën hetimet e tyre pasi në të njëjtën zonë u identifikua një gjurmë kokaine, duke filluar nga një kontejner tjetër dhe duke arritur në një shteg aty pranë.
Trafikantët do të kishin gjetur ngarkesën e parë, por duke humbur një pjesë të lëndës narkotike. Në atë kohë në konteiner u gjetën “vetëm” 40 kilogramë drogë. Por gjurma e lënë i çoi hetuesit zviceranë në Busto Arsizio.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

