"Kontakt" në GJKKO për aferën "Klubi Partizani", shet apartamente në ajër, ja si manipulohen klientët

Firma “Kontakt”, në pronësi të bisnesmenit Fatmir Bektashi, i cili është vënë dy herë nën akuze nga SPAK ku përfshihet dhe dosja ''Partizani'', po reklamon në faqen e saj zyrtare projektin per ndertimin e një blloku pallatesh në zonën e Drilonit në Pogradec.
Rezervo vetëm me një mijë euro është oferta që bëjnë agjentët imobilar
Por çfarë eshtë ajo që qytatarët nuk dinë në momentin që bëjnë rezervimin? Eshtë fakti se këto pallate të cilat aktualisht janë projekte në letër, nuk kanë leje ndërtimi.
Tv Ora News iu drejtua Agjencise se Zhvillimit të Territorit me një kërkesë për informacion.
Ky institucion na informon se shoqëria “Kontakt” ka aplikuar për leje ndërtimi në 08.02.2025 por edhe pas 4 muajsh leja ende nuk i është miratuar.
Në këtë zonë është parashikuar ndertimi i godinave të banimit 9 dhe 12 kate por aktualisht çdo gje është vetëm ne leter pasi Agjencia e Zhvillimit të Territorit nuk i ka hapur driten jeshile zhvillimit të këtij projekti.
Ndërkohe firma “Kontakt” për të joshur bleresit që të rezervojne “shtëpi në ajër” shprehet se leja e ndërtimit është miratuar
Kontakt: Atje është 1500 euro metri katror. Kompania është 'Kontakti', rezervohet me vetëm 1000 euro të pagesës për njësi dmth që përzgjedh apartamentin. Ndodhet mes parkut të Drilonit dhe Tushemishtit.
Qytetari: Është e konfirmuar leja e ndërtimit?
Kontakt: Në parim po
Nderkohë që leja e ndertimit në këtë kompleks nuk është miratuar “Kontakt” manipulon blerësit duke i bindur se leja është miratuar.
A quhet ky mashtrim ndaj klientëve?
Pergjigjen e kësaj pyetje e presim nga Administratori i “Kontakt” Fatmir Bektashi./OraNews
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

