
Kontrollonin disa plantacione kanabisi në Belgjikë, përfundon në pranga banda e shqiptarëve

Një bandë shqiptare që menaxhonte disa plantacione kanabisi nga Deurne është kapur në Antwerp. Tetë persona u arrestuan pas disa kontrolleve të kryera në disa shtëpi, kryesisht në Limburg.
Autoritetet në Antwerp kanë vendosur masën e paraburgimit për 7 shqiptarë dhe një shtetas gjerman. Ata u arrestuan pasi policia kreu kontrolle të shtëpive në zona të ndryshme të qytetit, veçanërisht nëLimburg.
Raportohet se u eliminuan 3 plantacione aktive të rritjes së kanabisit, ndërsa u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis.
Hetimi filloi vitin e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra kimike dhe vazo duke ngjallur dyshime te hetuesit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128