KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Izet Dushaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 17 shkurt lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Apelit Durrës, Izet Dushaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare gjyqtaret Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Dushajt.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra më 23 shtator 2021 gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Izet Dushaj pasi rezultoi me balancë negative për krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve, si dhe u ngritën dyshime për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimit të blerjes së një apartamenti në Tiranë.
Izet Dushaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993, kur punoi fillimisht si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Tropojë. Në vitin 2006, ai u promovua si gjyqtar Apeli në Shkodër dhe prej vitit 2010 deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit./Reporter.al/
Po ndodh...
Rikthimi te propozimet e Bashës dhe themelet e Shqipërisë së Re
ide
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

