Kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin në Gjermani, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Peshkaqenit”

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e trafikantit të drogës Princ Dobroshi i cili kundërshtoi vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.
Apeli i jurdiksionit të përgjithshëm vendosi me 9 prill të këtij viti ekstradimin e tij, ku i dërgoi edhe ministrisë së drejtësisë vendimin e zbardhur.
Në këto kushte Dobroshi e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë ku kërkoi prishjen e vendimit.
Gjykata e Hamburgut ka lëshuar urdhër-arrest për 59-vjecarin, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.
Me 29 mars të këtij viti shtetasi kosovar i njohur dhe me nofkën “peshkaqeni” ra në rrjetën e SPAK ku iu sekuestruan 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.
Këto asete i kishte në bashkëpunim me kunatin e tij Olsi Syziu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
