Ky është çifti që vdiq në aksidentin tragjik në Tepelenë, po shkonin për lindjen e nipit

18 Mars 2024, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ky është çifti që vdiq në aksidentin tragjik në
Personat që shihni në foto janë Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti që humbi jetën një ditë më parë në aksidentin tragjik në Tepelenë.

Ata ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Toyota” kur janë përplasur me një automjet tip “Benz” dhe po shkonin për të festuat lindjen e nipit. Por goditja, pas aksidentit të trefishtë, ka qënë fatale për ta. Gjithashu ka ndërruar jetë edhe pasagjerja në mjet Afërdita Begaj, si dhe drejtuesi i “Benzit”, Riza Rrapa.

Nga aksidenti tragjik, mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë, 2 prej të cilëve u identifikuan si Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

 

Po ndodh...