La pas një fëmijë 18 muajsh, kjo është viktima e aksidentit në Memaliaj, burri në luftë me vdekjen
Personat që shihni në foton e mësipërme është çifti, i cili u aksidentua me automjetin tip “Ford” këtë të dielë rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”.
40-vjeçarja Dhoksi Mango, e cila ndodhej pasagjere në mjet, mbeti e vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Ledian Ibrahimi, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.
Viktima Dhoksi Mango ishte punonjëse në gjendjen civile të njësisë administrative Petran në Përmet. Çifti është bërë prej një vitit e gjysëm prindër, pas shumë përpjekjesh për të patur një fëmijë
Dhoksi Mango, trupi i të cilës ështël dërguar në morgun e Tepelenls, la pas një fëmijë 18 muajsh.
Kujtojmë se automjeti tip “Ford” me të cilin udhëtonte çifti, u përplas “kokë më kokë” me automjetin me drejtues shtetasin A. M.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e mjetit Ford në rrugë për shkak të lagështisë, ku drejtuesi e ka patur të mvështirë manovrimin. Po ashtu, mbeti i plagosur dhe shoferi tjetër, shtetasi A.M.
Policia po punon për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
-
-
Mundësia e rikthimit te Reali, Theo: Sa kujtime të bukura…
11 Shkurt, 15:59
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128