
Laert Haxhiu do të rigjykohet për vrasjen e Gerti Lalës

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili do të rigjykohen për vrasjen e parë, atë të Gerti Lalës, një ish-anëtari të Bandës së Lushnjës ndodhur në 2010 në Lushnjë.
Haxhiu 15 vjeç në atë kohë dhe Bilbili morën pafajësi nga të dy shkallët e gjyqësorit, por vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë dhënë në Korrik të 2019, u prish nga Gjykata e Lartë në Janar të këtij viti.
Kjo e fundit dërgoi aktet në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë në mënyrë që të rishqyrtojë edhe njëherë çështjen.
Prokuroria e Vlorës, që hetoi dosjen për shkak se kishte seksionin e të miturve, nëpërmjet disa dëshmive, përgjimeve telefonike dhe ambientale të dy të akuzuarve, kërkoi dënimin e tyre për akuzën e vrasjes me paramendim.
Pas një procesi që zgjati disa vite, Shkalla e Parë dhe Apeli e rrëzuan prokurorinë duke deklaruar se nuk u provua që krimi ishte kryer nga ata.
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili aktualisht ndodhen në qeli duke vuajtur dënimet me burgim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës ndodhur në 2017, ku mbetën 2 të vrarë dhe 1 i plagosur.
Haxhiu është nën hetim gjithashtu, i dyshuar si drejtuesi i një grupi kriminal përgjegjës për disa krime, vrasje dhe shpërthim tritoli gjatë viteve të fundit./TvKlan

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128