Largohet nga salla duke qarë/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkon prokuroren e Tiranës, Ornela Rrumbullaku!

4 Shtator 2024, 13:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Largohet nga salla duke qarë/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) me një vendim të shpallur sot, ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Ornela Rrumbullaku.

Duket se ky vendim nuk ka qenë i pritshëm për prokuroren, ku pas këtij lajmi ajo ka nisur të qajë dhe të largohet menjëherë nga salla.

Gjithashtu, mësohet se Rrumbullaku ka dhënë shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private, duke i kundërshtuar gjetjet e KPK-së, me pretendimin se bashkëshorti nuk i kishte investuar ato para, por ishte dakordësuar me ortakët që të kontribuonte me konsulencë juridike.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë.

Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

 

Po ndodh...