Lëndë plasëse garazhit, çfarë ndodhi gjatë natës në Lushnjë

12 Mars 2024, 07:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lëndë plasëse garazhit, çfarë ndodhi gjatë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Qystri”.

Burime zyrtare bënë me dije se lëndë plasëse i është vendosur derës së garazhit të shtetasit me inicialet A.P. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...