Tavë me oriz, mish dhe qumësht

12 Mars 2024, 07:13 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë me oriz, mish dhe qumësht

Nuk është tava e zakonshme që mund të keni përgatitur gjithmonë.

Qumështi është ai përbërës i cili e bën akoma më të veçantë këtë recetë.

Ndaj, ia vlen ta provoni tavën me mish dhe oriz në një formë tjetër.

Përbërësit:

1 kg mish (qengji)
500 gr oriz
0.5 l lëng nga mishi i zier
1 l qumësht
Vaj
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:

Vendosni mishin e qengjit në një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe kripë. Vëreni të ziejë për rreth një orë.

Orizin skuqeni në një tigan me vaj dhe më pas transferojeni në tavën e pjekjes.

Në të shtoni qumështin e nxehtë, 0.5 litra nga lëngu i mishit të zier, kripën dhe piperin e zi.

Vendoseni tavën në furrë dhe lëreni të përgatitet për rreth 20 minuta.

Më pas, nxirreni dhe vendosni mishin e zier mbi të.

Vendoseni sërish në furrë edhe për rreth 20 minuta të tjera që mishi të piqet plotësisht.

 

Po ndodh...