Lezhë/ Pushteti vendor nuk bën detyrën, banorët e fshatit Koljakaj riparojnë 2 km rrugë

24 Dhjetor 2023, 13:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Lezhë/ Pushteti vendor nuk bën detyrën, banorët e fshatit

Pasi nuk gjetën zgjidhje nga pushteti vendor, banorët e fshatit Koljakaj në Lezhë bashkuan forcat për të riparuar 2 km rrugë drejt fshatit të tyre.

Duke qenë hyrja e vetme e një zone që merret kryesisht me bujqësi dhe blegtori, rruga ishte vështirësisht e kalueshme në pjesë të ndryshme dhe për pasoje ka ndikuar ne nxjerrjen e produkteve ne treg.

Me te ardhurat personale banorët e zonës mbushën gropat e shumta me çakull, por serish i drejtohen bashkisë Lezhë që të bashkohet me ta dhe t’i ndihmojë.

Në fshatin Koljakaj jetojnë më shume se 70 familje me rreth 250 banorë dhe rruga është e vetmja mundësi lidhje me akset kryesore.

 

Po ndodh...

ide