“Loja nuk luhet në Shqipëri, janë bankierët italianë në mes”, kush fshihet pas bastisjes së call centerave në qendër të Tiranës

19 Janar 2026, 22:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Loja nuk luhet në Shqipëri, janë bankierët

SPAK bastisi disa call centera në dy kulla në Tiranë, duke arrestuar 6 persona dhe 3 të shpallur në kërkim për mashtrimin e të huajve me kriptomonedhat.

Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarët Ferdinand Dervishi, Xhevahir Zhabina dhe Sokol Bregu, thanë se ky aksion ishte bërë me ndihmën e huaj. Madje gazetari Bregu tha se përfituesit e këtij biznesi shumë të madh janë të huajt, veçanërisht bankierët italianë.

Ferdinand Dervishi: Operacionet më të rënda na i bëjnë të huajt. Para këtij na kanë bërë spanjollët. Operacionet më të saktë, u rrimë gatitu të huajve. Në këtë rast ka dekonspirim, të pranuar, të konfirmuar, i kanë hequr një ditë më parë pajisjet. Për mua e kanë dekonspiruar njerëzit që e kishin lënë këtë të vepronte, policia, shërbimi sekret.

Xhevahir Zhabina: Sipas hetimit të gazetarit italian, kjo histori ka nisur 10 vite më parë dhe në krye qëndronte një ish-polic, personi kryesor që furnizonte me punonjës italian, për këtë lloj biznesi. Për 10 vite të funksionojë një call center në qendër të Tiranës, këtu i takon një përgjegjësi e madhe Policisë së Shtetit, që është bërë edhe garantore e këtij biznesi. Gazetarët italianë, kjo çështje i çoi edhe në Maltë, Qipro dhe Rumani, por baza kryesore ishte në Shqipëri.

Sokol Bregu: Loja nuk luhet në Shqipëri. Në Shqipëri janë ata që përballojnë burgun. Loja është e madhe, europiane. Janë bankierët italianë në mes. Edhe numrat vijnë nga jashtë. Nuk mund t’i biesh bingo dikujt që nuk ka para në bankë. Numrat vijnë nga jashtë. 100 euro, nuk transferon dot po nuk the përshkrimin për çfarë i transferon. Paratë në bankë shkojnë në ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Në Shqipëri vijnë cash, dikush i sjell cash ose kripto. Pra loja e madhe nuk është Shqipëria. Pse ka gjetur terren? Kur vidhen të huajt, nuk do t’ja dijë policia. Nëse ky ka bërë xhiro 1 mln euro këtë muaj, sa do t’i kthehen mbrapsht? 400 mijë euro. Nuk merr 1 mln. I zhduk tjetër kush. Këtu vijnë ose cash ose në kripto. Loja e madhe luhet jashtë, shqiptarët janë fundorët. Ia vodhe italianit? Si vijnë këto? Kur vidhen të huajt në Shqipëri, nuk e vë njeri ujin në zjarr. Kur dikush vodhi para 3 muajve 5 lek në Divjakë, u arrestua. Kur vjedh një të huaj nuk do t’ja dijë njeri, përkundrazi merr për çdo operator, çdo muaj kërkon 5 mijë euroshin e vet, ndahen pastaj në kupolën e policisë. Në një moment, call centerat janë siç konsideroheshin targat dhe pasaportat dikur, e dije që ishte makinë e vjedhur, por i vijë targa të reja.

Po ndodh...