Prona bëhet shkak për dhunë në familje, nëna merr urdhër mbrojtjeje nga vajza

Bukurije Hoxha ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan një konflikt të ashpër me vajzën e saj, Etleva Gribizi, lidhur me pronën familjare pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit.
Sipas Hoxhës, Etleva, e cila ka jetuar prej vitesh në Greqi, është rikthyer dhe ka kërkuar pjesë në banesë, ndonëse është e përjashtuar nga testamenti.
Ajo pretendon se vajza dhe nipi i saj e kanë kërcënuar dhe cënuar fizikisht, çka ka sjellë edhe marrjen e dy urdhrave të mbrojtjes nga gjykata.
Nga ana tjetër, Etleva Gribizi mohon akuzat dhe deklaron se ka të drejtë mbi pronën duke pretenduar se babai i ka lënë një dhomë në katin e parë të banesës.
Ajo akuzon vëllain se po përpiqet ta përjashtojë dhe pohon se testamenti është i falsifikuar pasi sipas saj, është hartuar një vit pas vdekjes së babait dhe nuk mban firmën apo shkrimin e tij.
Etleva Gribizi: Nuk kam asnjë konflikt, as me nënën e me asnjeri. Vëllai i bën këto që të më përzërë nga shtëpia dhe ja, kam dy vjet jashtë rrugëve, si qen. Kam pjesë sepse më ka lënë babai. Babai më ka lënën aty në katin e parë, kam dhomën time aty. Ka bërë një testament fals që e ka nxjerrë pas një viti që ka vdekur babai. Nuk është firma fare e babait dhe shkrimi i babait se unë e njoh.
Çështja ka përfunduar në gjykatë, ku më 9 janar 2026, gjyqtarja e Shkallës së Parë Alma Kodraliu ka vendosur që Etleva Gribizi të posedojë dhomën në banesë. Vendimi kundërshtohet nga Bukurije Hoxha, e cila pretendon se ai bie ndesh me urdhrin e mbrojtjes në fuqi deri në fund të shkurtit 2026, që ndalon Etlevën t’i afrohet banesës. /tvklan.al
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
