"Ju edhe Salianjin e bëtë me Suel Çelën..."/ Abilekaj-Këlliçit: Ja erdhëm në protestë, pastaj do ikim pas një ore?!

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u ka bërë ftesë qytetarëve dhe gazetarëve të dalin në protestën e opozitës në 24 janar.
Këlliçi tha se duhen provuar të gjithë mënyrat e protestës, përfshirë edhe greva, ndërsa analisti Enton Abilekaj e kritikoi për mënyrën si zhvillohen protestat.
Belind Këlliçi: Është e vërtetë, Suel Cela ka vjedhur zgjedhjet në Elbasan.
Ylli Rakipi: Ç’mendon për Foltoren e Slaianjit? Se edhe Salianjin e nxorrët me Suel Çelën.
Belind Këlliçi: Nuk e përmenda Salianjin.
Rakipi: C'mendoni për Foltoret e tij, se mbledh më shumë se Berisha...
Belind Këlliçi: Nuk kam ndonjë opinion. Është qëndrimi i Salianjit, nuk harxhoj kohë me çështje të brendshme.
Ylli Rakipi: Në PD do të ketë zgjedhje. Statuti thotë që kush humbet zgjedhjet largohet. Po doktori?
Belind Këlliçi: Statuti thotë një kryetar partie që humbet zgjedhjet, kur ka zgjedhje, largohet. Por nuk mund të njoh 11 majin si zgjedhje dhe të pranoj atë rezultat.
Ylli Rakipi: Po ti si nuk i njeh, kur je futur në parlament?
Belind Këlliçi: Ti lëmë të gjithë mandatet Edi Ramës dhe të përsërisim të njëjtën gabim?
Ylli Rakipi: Pra do shkoni aty, do merrni rrogën dhe pastaj nuk njihnin zgjedhjet. Kolegu juaj ka deklaruar se Berisha duhet të largohet nga partia nëse nuk siguron zgjedhje të parakohshme. Si mendoni ju?
Belind Këlliçi: Unë kam qëndrimet e mia. Ju ftoj të vini në protestë.
Ylli Rakipi: Aman se kam ardhur 25 vjet atje, jam kalbur…
Enton Abilekaj: Ja erdha edhe unë, pas 1 orë e gjysmë do ikim?
Belind Këlliçi: Patjetër, duhen diskutuar të gjithë format, edhe ngujimi në parlament.
Në një farsë elektorale ku nuk ka vijë ndarëse mes shtetit, administratës, ku paratë e buxhetit shkonë për të vjedhur zgjedhjet… Po ju them qëndrimin tonë, gabimin e 2019 ne nuk e përsërisim më.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

