Rikthim me buzëqeshje, Musiala sërish në fushë pas makthit që zgjati 196 ditë

Jamal Musiala fillimisht u tregua i përmbajtur pas rikthimit të tij në fitoren e Bajernit, duke ua lënë fjalën shokëve të skuadrës.
“Jam shumë i lumtur për të që është sërish në fushë,” tha Kejn. “Ta shohësh atë buzëqeshje në fytyrën e tij, ta shohësh sërish në fushë…” Shoku i tij i skuadrës kishte kaluar një proces të gjatë rikuperimi, gjatë të cilit “tregoi një mentalitet të shkëlqyer,” theksoi Kejn.
Në Lajpcig, momenti më në fund erdhi në minutën e 87: Musiala u aktivizua në vend të Gnabrit dhe u rikthye në fushë 196 ditë pas dëmtimit të tij të tmerrshëm. Pavarësisht rikthimit të suksesshëm, drejtori sportiv Maks Eberl uli pritshmëritë për yllin e ri në javët në vijim. Cili është plani për Musialën? “Të kënaqet në janar, të marr disa minuta, të ndërtoj formën fizike, që të jetë gati për fazën vendimtare.”
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





