Presidenti Trump dhe Al-Sarrah folën në telefon për të drejtat e kurdëve sirianë: Prioritet, mbrojtja e tyre brenda shtetit

19 Janar 2026, 23:57 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti Trump dhe Al-Sarrah folën në telefon për të

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Shara, dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe situatën e kurdëve sirianë, njoftoi presidenca siriane.

Sipas deklaratës zyrtare nga Damasku, të dyja palët theksuan nevojën për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e popullit kurd brenda shtetit sirian, duke rënë dakord gjithashtu për të vijuar bashkëpunimin në luftën kundër organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Gjatë bisedës, Trump dhe Al-Shara nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe pavarësisë së territorit sirian, duke riafirmuar angazhimin për stabilitetin e vendit.

Biseda vjen një ditë pasi, të dielën, qeveria siriane nënshkroi një marrëveshje për integrim të plotë me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët. Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes, tensionet në terren kanë vijuar edhe sot, sipas burimeve zyrtare.

Po ndodh...