Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve, aktivizuam pajisjet jetësore

19 Janar 2026, 22:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u

Si pasojë e një defekti, një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë mbrëmje pa energji elektrike, e po ashtu energjia është stakuar edhe në reanimacion e Spitalit Nënë Tereza.

Në një deklaratë zyrtare QSUT deklaron se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por janë aktivizuar gjeneratorët duke mbajtur në punë pajisjet jetësore dhe se nuk është cënuar jeta e pacientëve.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

 

Po ndodh...