Lajme flash

Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

4 Prill 2025, 10:55 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mbërrin trupi i Margarita Xhepës, nisin homazhet në Teatrin

Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa dha frymën e fundit një ditë më parë, disa orë pas ditëlindjes së 91-të.

Trupi i aktores së madhe ka mbërritur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa kanë nisur homazhet.

Familjarët, miq, kolegë, artistë dhe qytetarë të shumtë që marrin pjesë në homazhe,

Për dekada me radhë, ‘artistja e popullit’ portretizoi karaktere të panumërta dramatike duke mbetur përjetësisht në kujdesën e artdashësve.

Skenës nuk iu nda asnjëherë, ndihej e realizuar, sikurse shprehej në një intervistë për Top Channel një vit më parë, në 90-vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa lindi në 2 prill 1934 në qytetin e Lushnjës. Ajo la pas qindra role, për të cilat u nderua me titullin “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Megjithatë, krenarinë më të madhe të jetës konsideronte tre fëmijët që la pas, njëri prej të cilëve, Ndriçim Xhepa, ndoqi hapat e aktores, duke shkëlqyer po aq në skenën e artit shqiptar.

Po ndodh...

ide