
Mbappe kërkon falje, përmbysja ndaj Arsenalit do të nis nga ai

Real Madridi po përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Arsenalit në çerekfinalet e Champions League, ku kërkohet një përmbysje pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë. Carlo Ancelotti dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë maksimumin nga të gjithë, sidomos nga Kylian Mbappé.
Francezi, i përjashtuar me karton të kuq në kampionat ndaj Alaves, ka kërkuar falje dhe tani klubi kërkon që ai të fokusohet vetëm te ndeshja e së mërkurës. Objektivi është të rikthehet versioni më i mirë i tij, ai që shënoi tripletë ndaj Manchester City.
Me 32 gola dhe 4 asistime këtë sezon, Mbappe ka treguar vlera, por edhe luhatje. Real Madridi beson se përmbysja ndaj Arsenalit kalon përmes magjisë së tij, dhe për këtë arsye i kërkohet të harrojë gjithçka tjetër dhe të bëjë diferencën në “Bernabeu”.
ide

“Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!


Të gjitha “fajet” i ka Basha!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128