
Ish-kapiteni i Mançester Sitit analizon paraqitjen e fundit të Brojës: Duket sikur ka kohë vërdallë, por është ende i ri

Trajneri i Evertonit, Devid Mojes, i dha mundësinë Armando Brojës të luante titullar në fundjavë në Premier Ligë me fanellën e Evertonit ndaj Notingemit. Edhe pse sulmuesi shqiptar nuk ia doli të gjente portën, përsëri ishte ndër lojtarët më aktivë në këtë sfidë për skuadrën e tij.
Megjithatë, Majkëll Boll, ish-mbrojtësi i Everton i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Mançester Sitin dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit te “qytetarët”, mendon se kjo ka qenë një mundësi e humbur për Brojën, ndonëse ai u përpoq të jepte gjithçka për sa minuta ishte në fushë.
“Duke luajtur vetëm ndeshjen e tij të dytë si titullar te Evertoni, Armando Broja kishte momentet e tij në pjesën e parë ndaj Notingem Forest. Ai po mundohej të përplasej dhe kishte një vrapim të këndshëm mes 2-3 mbrojtësve. Por kur ne shkonim në ato zonat kyçe, ne dukej sikur ktheheshim të kontrollonim veten. Dukej sikur nuk dëshironim të humbnim topin dhe ishim të shqetësuar nga kundërsulmi”, tha ai në editorialin e tij për “LIverpool Echo”.
“Ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka kaluar dhe duke u munduar të përshtatet në një stil të ri loje në një skuadër të ndryshme. Ndonëse duket sikur ai ka kohë vërdallë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po mundohet të mësojë lojën.
Ishte gjë e mirë që e pamë Mojes t’i jepte një mundësi, por të krijohet disi ndjesia e një mundësie te humbur”, tha Boll për sulmuesin shqiptar.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128