Lajme flash

Berisha paralajmëron bandat kriminale: Mos guxoni të implikoheni në vota! Do të cilësoheni grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare! Ndëshkimin nuk e imagjinoni dot…

15 Prill 2025, 20:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha paralajmëron bandat kriminale: Mos guxoni të implikoheni

Sali Berisha nga qyteti i Vlorës ku prezantoi kandidatët për deputetë kishte një mesazh të fortë për bandat kriminale. Ai  i bëri thirrje që të mos implikohen në vota, pasi do të kenë një ndëshkim që ata nuk e imagjinojnë.

Berisha tha se fijet e krimit me politikën do të priten me gërshërët e ligjit.

Ai tha se ata që u bëjnë presion qytetarëve për vota do të shpallën grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare.

Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do i pritet cdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj cdo bandit kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare.

Jua them këtu, se një qime floku ju ndan edhe tani. Donald Trump  dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës. U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër dhe kudo që janë mos guxoni të shqetësoni qytetarët, se ju jap fjalën e nderit se do të shpalleni terroristë ndërkombëtare, cka do të thotë se do të keni ndëshkime që ju nuk i imagjinoni ju”, tha Berisha.

 

Po ndodh...