Mbyti nënën e tij me plastmas/ Ja kush është Albi Muhollari, 24-vjeçari ekselent

Djali në foto është Albi Muhollari, i riu i cili mbyti me qese plastmasi mamanë e tij në Përmet. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent. Dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.
I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.
Krimi i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, (3 qershor 2023) në Përmet në lagjen 'Partizani' ku Albi vrau nënën e tij 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari.
Pas ngjarjes, babai i Albit fajësoi doktorin që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur këto kohë, ndonëse i kanë kërkuar ndihmë, teksa djali në dëshminë e tij, ka pranuar krimin e kryer duke shtuar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.
‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, tha Muhollari.
I riu dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.
-
-
EMRAT/ Kush është 46-vjeçari që plagosi me thikë gruan në Korçë
5 Qershor, 09:24 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



