“Më futi në një banesë, më p*rdhunoi dhe…”- Akuzoi 60-vjeçarin se e abuzoi s*ksualisht, zbardhet dëshmia e të miturës!

Është zbardhur dëshmia e të miturës, e cila akuzoi një 60-vjeçar se kishte abuzuar seksualisht me të.
Sipas 16-vjeçares, ai e ka mbyllur në një banesë ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Vrap të Tiranës dhe adoleshentja ka deklaruar se 60-vjeçari me iniciale K.B., ka abuzuar seksualisht me të rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte ende 15-vjeçe.
Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.
Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se adoleshentja është e përdhunuar. Pas ngjarjes, efektivët e Komisariatit nr.1, kanë ndaluar autorin e dyshuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njoftoi policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




