Publikohet fotoja e modeles ukrainase që vdiq nga aksidenti tragjik me "Dj" shqiptar në Itali
3 Prill 2024, 11:58 / AKTUALITET

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është "Dj shqiptar" që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
Ai po udhëtonte me "Ferrari GT C4" të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.
Në sediljen e pasagjerit ishte edhe një grua, Anna Kraevskaya, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit.
Sipas mediave italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.
Nga ana tjetër, theksohet se bashkëshortja e Hysni Qestajt ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.


Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



