U nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, mbahen homazhe në nder të piktorit Ali Oseku

Mbahen sot homazhe në Akademinë e Arteve në nder të piktorit të njohur Ali Oseku, i cili u nda dje nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, nderuan sot figurën e piktorit, ndërsa homazhet do të mbahen deri në orën 14:00.
Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit. Fatkeqësisht ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
KUSH ISHTE ALI OSEKU
Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova.
Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.
Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.
Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

