Megaoperacion antidrogë me 83 të arrestuar në Itali, Holandë dhe Spanjë! Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë

5 Shkurt 2024, 13:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Megaoperacion antidrogë me 83 të arrestuar në Itali, Holandë
Një megaoperacion për goditjen e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës është duke zhvilluar nga Interpol, Europol, anti-mafia italiane SPAK dhe policia shqiptare.

Sipas informacioneve të deritanishme, 83 persona janë vënë në pranga, një numër i madh i tyre shtetas shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogërave si kokainë, heroinë dhe kanabis.

Arrestimet janë kryer në Firence por edhe në disa qytete të Spanjës dhe Holandës.

Mësohet se ky grup kriminal operonte prej vitit 2019, kur edhe nisën hetimet, që janë duke vijuar ende nga Prokuroria Italiane.

Po ashtu, mësohet se është sekuestruar një sasi e madhe kokaine, mbi 100 llogari bankare, 18 pasuri të paluajtshme dhe 30 shoqëri tregtare.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka dhënë informacion për mediat duke thënë se janë goditur në total 4 grupe kriminale.

Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Ka qenë një hetim i shkëlqyer, i kryer nga prokuroria e Firences dhe SPAK, nga karabinierët kryesisht. Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale, që kishin shtrirë aktivitetin në gjithë Evropën. Janë sekuestruar shumë lëndë narkotike.

Paralelisht në herimet penale, janë hetuar edhe pasuritë e personave të hetuar. Mbi 100 llogari bankare janë sekuestruar, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Më 27 qershor 2023, në Shqipëri janë arrestuar 21 persona në bashkëpunim me Italinë. Bashkëpunimi jonë do të jetë i mëtejshëm”, ka deklaruar prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

 

Po ndodh...

ide