Megaoperacioni i SPAK/ Grupi dyshohet se ka trafikuar sasi të madhe kokaine, zbulohet laborator droge në zonën e Niklës
15 Nëntor 2024, 22:07 / AKTUALITET

Nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, një aksion i madh antidroge është duke u zhvilluar në Tiranë dhe në periferi të saj.
Burime jozyrtare të gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se aksioni vjen pas një hetimi disamujor, ndërsa dyshohet se në një banesë private në Qerekë të Niklës, është zbuluar një laborator kokaine.
Kontrolle po bëhen edhe në zona të tjera të Tiranë, në disa banesa, ndërsa thuhet se ka edhe disa të arrestuar, por ende nuk dihet numri, pasi operacioni është në vijim. Në “shënjestër” mendohet se është një grup kriminal që shpërndanë lëndë narkotike të forta.
Ky aksion vjen një ditë pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ilir Proda me ata të DEA-s në Athinë.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

