Merr flakë lokali në Spitallë të Durrësit, nuk ka të lënduar

5 Qershor 2023, 10:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Merr flakë lokali në Spitallë të Durrësit, nuk ka

Një bar-restorant ka marrë flakë gjatë natës në zonën e Spitallës në Durrës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe ka përfshirë të gjitha ambientet e tij.

Duke qenë se zjarri ra natën, bar-restoranti ishte i mbyllur dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Ende nuk dihet se kush është shkaku i rënies së zjarrit, por mendohet për një difekt në rrjetin elektrik.



 

Po ndodh...

ide