Mjegulla e dendur pushton Kukësin, rrezik për drejtuesit e mjeteve

13 Dhjetor 2025, 12:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mjegulla e dendur pushton Kukësin, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Kukësi e ka nisur fundjavën nën mbizotërimin e mjegullës së dendur, e cila ka qenë e pranishme pothuajse gjatë gjithë javës duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente rrugore, mjegulla ka mbuluar plotësisht zonën, duke krijuar kushte të rrezikshme për lëvizjen.

Megjithatë, deri në këto momente nuk janë raportuar aksidente. Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

Policia rekomandon uljen e shpejtësisë, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe përdorimin e dritave të mjegullës, veçanërisht në zonat me terren më të ulët, ku ky fenomen është më i theksuar.

Qëllimi i këtyre masave është shmangia e aksidenteve dhe garantimi i sigurisë në rrugë.

Edhe në shumë zona të Kosovës ka filluar të shfaqet mjegull e dendur, sidomos në vende me lartësi më të ulët, gjë që ul dukshmërinë duke e bërë qarkullimin e mjeteve më të rrezikshme.

Po ndodh...

ide