U godit me çekiç me porosi të dy tiktok-erëve, 26-vjeçari në Tiranë po lufton me vdekjen!
13 Dhjetor 2025, 13:47 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen e 26-vjeçarit të plagosur pak ditë më parë pranë rrethrrotulimit të Freskut. I riu mësohet se po lufton për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda nga sulmi i porositur nga 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka.
Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Dy të shpallurit në kërkim dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për të kryer plagosjen. Shkak i plagosjes janë bërë komentet ofenduese të të riut të plagosur kur ata bënin live në TikTok.
Mësohet se autori ka qëlluar me çekiç të riun në kokë disa herë duke i shkaktuar dëme. Autori është vënë në pranga nga policia. Porositësit dhe autori rezultojnë me precedentë penal të theksuar për krime kundër personit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
