Berisha ja pret shkurt Salianjit dhe të pakënaqurve në PD: Agjenda jonë vetëm qeveria me të cilën nuk ka zgjedhje, kush nuk është në lartësinë e misionit, del anash!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se agjenda kryesore e opozitës është largimi i qeverisë aktuale, me të cilën, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Ai theksoi se opozita ka arritur disa suksese të rëndësishme, duke përmendur shtatë rezoluta ndërkombëtare që, sanksionojnë Shqipërinë si narkoshtet dhe dënojnë zgjedhjet farsë. Berisha u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR përbën bazën ligjore ndërkombëtare për kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Sipas tij, mazhoranca aktuale qëndron mbi zgjedhje të dhunuara dhe për këtë arsye është një “pseudomazhorancë”. Në këtë kuadër, Berisha njoftoi se më 22 dhjetor do të mbahet protesta e parë e përgjithshme kombëtare, duke theksuar se protestat janë e vetmja rrugë për opozitën.
Në këtë situatë, komplekse dhe të vështirë, kemi arritur disa arritje shumë të mëdha për ne në këtë betejë.
Janë shtatë rezoluta ndërkombëtare që sanksionojnë Shqipërinë narkoshtet.
Sanksionojnë zgjedhjet farsë elektorale, dhe pa u zhvilluar disa prej tyre.
Sanksionojnë shtypjen dhe dhunimin e pluralizmit politik.
Sanksionojnë rezultatin e zgjedhjeve të diktuar nga kartelet e drogës.
Sanksionojnë persekutimin politik të opozitës.
Dhe kjo është një mëbshtetje e jashtëzakonshme.
Është një mbështetje e jashtëzakonshme, të cilën nuk mund ta përdorim si opozitë qaramane, por do e përdorim si opozitë frymëzuese.
Zëri dhe përpjekja jonë për të rikthyer votën e shqiptarëve, lufta jonë për këtë qëllim ka mirëkuptim dhe mbështetje.
Ia dolëm në kushte të vështira, dhe ka të mërzitur për këtë, të realizojmë atë që realizuam në vitin 2001 me raportin e OSBE/ODIHR.
E mbrojtëm votën dhe ka qenë një betejë shumë e vështirë.
Ka shumë faktorë që ndërhyjnë, por ai doli siç ishte, dhe u dha një kontribut shumë i madh.
Unë mendoj se ai raport përbën bazën solide ligjore, përbën ligjin ndërkombëtar të përpjekjeve tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në këtë vend.
Mazhoranca qëndron mbi zgjedhje të dhunuara.
Është pseudomazhorancë, nuk është mazhorancë.
Kjo kërkon që çdo njëri prej nesh këtu, dhe çdo drejtues, ta ketë të qartë se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, agjenda jonë është rikthimi i votës, largimi i kësaj qeverie me të cilën nuk ka zgjedhje.
Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhjet.
Kush është në lartësinë e këtij misioni, angazhohet.
Kush nuk i përgjigjet dot, del anash.
Kush nuk do të ndjehet misionar, tërhiqet.
Por rruga është jetike dhe vendimtare për opozitën shqiptare.
Kështu që mendoj se data 22 dhjetor të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare.
Ne duhet ta kemi të qartë se kryefjala e agjendës tonë do jenë vetëm protestat.
Nuk ka më asnjë shpresë përveç protestave.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
