Zgjedhja e Endrit Shabanit Avokat Populli, Berisha: Firmat u tërhoqën me firmë, asnjë deputet demokrat s’votoi për të

13 Dhjetor 2025, 14:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhja e Endrit Shabanit Avokat Populli, Berisha: Firmat u tërhoqën

Sali Berisha thotë se Endri Shabani nuk është zgjedhur me firmat e PD.

“Ka qenë një gabim i padiskutueshëm i cdonjërit që ka firmosur. Ka qenë akt i nxituar dhe gabim. Edhe njëherë dje kërkova ndjesë para demokratëve dhe përsëri kërkoj ndjesë publike për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD. Nuk mund ta bëjmë më.  Firmat u dhanë në një periudhë kur u vendos një koalicion opozitar në mbështetje të kandidatit të bashkisë për Tiranën por nga ana tjetër theksoj se firmat janë tërhequr me firmë, pra të gjitha firmat nga firmëtarët janë tërhequr me firmë dhe jo me deklaratë publike. Në mënyrë absolute, në çdo parim e ligj ai nuk është kandidat i opozitës. Firmat janë tërhequr me firmë. Edhe gjer në momentin e fundit propozuesi ka të drejtë të tërheqë propozimin. Pretendimi se ishin firmat ato që e zgjodhën është i padrejtë, ishte vendimi i Ramës për të mos respektuar asnjë rregull për ta emëruar. Shabani është emëruar pa asnjë firmë nga asnjë deputet, përveç dy të një partie tjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë firmë nga PD në momentin që është votuar. Çdo koment tjetër është pa bazë juridike dhe thjesht një mbështetje e verbër për veprimin antiligjor, antikushtetues të Ramës në parlament. Është votuar pa asnjë propozim nga PD, çdo propozim i bërë me firmë është tërhequr po me firmë. Vendimi është votimi. Asnjë deputet i PD nuk ka votuar për Endri Shabanin.

Po ndodh...

ide