Salianji del hapur kundër Berishës: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji në nisje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dalë hapur kundër kryedemokratit Sali Berisha, teksa tha se është momenti që opozita të fokusohet tek protestat, tek revoltat dhe përballja me qeverinë.
Salianji po ashtu theksoi se rruga e duhur janë revoltat dhe jo foltoret para Kryeministrisë.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, tha Salianji.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
