Detaje nga arrestimi i Sokol Bodes, ish-shefit i policisë në Dhërmi

Kanë dalë detaje të reja nga arrestimi i të shumëkërkuarit, Sokol Bode, ish-shef i policisë së Dhërmiut i cili akuzohet nga drejtësia, si bashkëpunëtor i organizatës kriminale Habilaj.
Sokol Bode i cili kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia për të takuar familjen në Berat, në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllanë me aftësi të veçanta.
Bode u prangos rreth orës 21:25 minuta në momentin që u gjet i shtrirë në divanin e sallonit të tij. Informacioni për mbërritjen e Bodes në Berat direkt nga Anglia ku fshihej prej 5 vitesh, ishte siguruar më herët në rrugë operative. Që nga mbërritja në Shqipëri, ai qëndronte i fshehur në shtëpinë e tij, në lagjen “Uznovë e Madhe” në Berat.
Në drejtim të banesës së tij janë nisur 2 furgonë policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kanë qenë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy- katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave Shqiponja.
Kur forcat e policisë kanë hyrë në banesën e Sokol Bodes, e kanë gjetur të shtrirë në divanin e sallonit të tij dhe mësohet se i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë.
Pas futjes së policisë në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej.”
Përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllanë e tij me aftësi të kufizuara, që ndodhej në rrugën jashtë banesës.
Ai është shoqëruar në ambientet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se do të transferohet drejt Tiranës.
Ai ishte dënuar me 8 vjet burg, pasi akuzohet nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


