Detajet shokuese nga i afërmi i aktorit Florind Belliut! Dëshmia e fëmijës në polici

12 Gusht 2022, 12:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detajet shokuese nga  i afërmi i aktorit Florind Belliut! Dëshmia e

Ngjarja tragjike e ndodhur disa ditë më parë në Nju Jork në SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe gruaja e tij Ornela humbën jetën në mënyrë tragjikë duke rënë nga ballkoni i katit të gjashtë mund të jetë një vetëvrasje e dyfishtë me paramendim e çiftit.

Të paktën sipas intervistës së një prej të afërmve të Belliut, i cili thotë se njëri prej djemve të vegjël të çiftit ka treguar në polici se  e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu ka thënë në një intervistë televizive se që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend.  Sipas tij ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin.

 

Po ndodh...