Qeveri teknike në shtator/ Berisha: Rama duhet të ikë sa më parë

12 Gusht 2022, 12:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Qeveri teknike në shtator/ Berisha: Rama duhet të ikë sa më

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike.

I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.

Sa i përket referendumeve, Berisha tha se edhe Komisioni i Rithemelimit e ka kërkuar prej kohësh, pasi Shqipëria ka nevojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve për një sërë problematikash.



Po ndodh...