“Rruga Qukës- Qafë Plloçë, nga 73 milionë euro, shkoi 225 milionë”, Berisha: Skemë vjedhjeje nga qeveria

Ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përhershme me gazetarët ka folur rreth aksit rrugor Qukës-Qafë Pllocë e cila sipas tij ka kaluar çdo afat kohor. Me ardhjen në pushtet të Ramës, sqaron Berisha, është trefishuar çmimi.
‘Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka kaluar çdo afat kohor në historinë e vendit. 43 kilometra rrugë vazhdojnë prej 13 vitesh. Punimet për këtë rrugë kanë filluar në vitin 2009. Rruga u prokurua për ndërtim me një tender ndërkombëtar me 73 milionë euro.
Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me një akt absurd, ai vendosi të anulonte ndërtimin e rrugës, pasi traseja ishte shtrirë në 10-12 kilometra, pasi financimi ishte i garantuar nga bankat e huaja.
Rruga që do të përpunonte në vitin 2014 vazhdon edhe sot në 2022 dhe shanse nuk ka të përfundojë as këtë vit po mundet në vitin tjetër. Nga 73 milionë euro që ishte fondi që u krijua sot janë shpenzuar 250 milionë euro. Një rrugë, që kalon në një territorit jot ë vështirë, pa vepra madhore arti, tunele apo ura të gjata. Është trefishuar çmimi gjer më sot.’- tha Berisha.
Berisha shtoi gjithashtu Rama sëbashku me Ballukun ka mbushur çantat me paratë e qytetarëve pasi edhe SPAK-u është në anën e tyre.
’10 ditë më parë, Edi Rama njoftoi se janë marrë 50 milionë euro të tjera borxh, faktikisht për vazhdimin e kësaj rruge. Për shkak të disnivelit 17 metra. Sepse 17 metra, e zhvlerësoka shumë...
11 metra është disniveli i krijuar midis segmentit Qafë Pllocë, i ndërtuar para 3 vitesh nga kjo qeveri me rrugën që vjen nga Qukësi. Pra këto nuk janë aksidente, këto nuk mund të jenë rastësore, këto janë vjedhje re taksapaguesve shqiptarë.
Kjo u ndodh Ramës dhe Ballukut se duan të mbushin çantën, me lekët e popullit. Normalisht janë të qetë se kanë SPAK-un në xhep.
-
Shifra/ Sa është borxhi i Shqipërisë sipas qeverisë Rama
12 Gusht, 12:13 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



