
Moti i keq, arrin në një metër trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës, ndërprerje e mësimit në 60% të shkollave!

14 Janar 2025, 08:38 / AKTUALITET
Vijojnë të jenë prezentë problematikat si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës.
Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.
60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.
Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.
Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.
Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

Rama dhe Berisha rikthejnë në politikë Tom Doshin
nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128