Moti i keq/ Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Kryebashkiaku Hil Curri deklaroi se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.
“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan Curri në Facebook.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë. Shumë akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkaq një pjesë tjetër janë bllokur.
Në verilindje, kryesisht në Lezhë, ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
-
-
-
Moti i keq në vend, shtyhet supersfida e Kategorisë Superiore
20 Janar, 13:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



