Masakroi me thikë të dashurën, më pas i dogji banesën, Gjykata e Korçës merr vendimin për 31-vjeçarin, Ilirjan Selmani

31 Korrik 2025, 14:17 / AKTUALITET ALFA PRESS
Masakroi me thikë të dashurën, më pas i dogji banesën,

Gjata e Korçës, ka lënë në burg 31 vjecarin, Ilirjan Selmani, i cili masakroi me thikë të dashurën e tij, Kozeta Teço 52 vjeçe, duke e lene te vdekur, më pas për të fshehur krimin, i vuri zjarrin edhe banesës së saj në Pogradec.

I riu akuzohet per kryerjen e veprës penale, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Kujtojme qe në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, Ilirjan Selmani ka rrëfyer se kohët e fundit marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar, pasi viktima 52-vjeçare, sipas tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj tij.

“E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo shpesh dehej dhe më godiste, por e duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më”, ka deklaruar i riu gjatë rrëfimit në polici.

Nga hetimet ka rezultuar se 31-vjeçari dhe viktima ishin në një lidhje intime prej 3 vitesh. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Por, pas kqyrjes së jashtme të trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.

Nga pamjet filmike të zonës është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, 31-vjeçarit Ilirjan Selmani, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me viktimën prej 3 vitesh.

Ai dyshohet se ka vrarë me thikë 52 vjeçaren dhe i ka vënë zjarrin banesës së saj për të fshirë gjurmët e krimit. Më pas është larguar nga banesa e viktimës rreth orës 05:00.

I riu është vendosur në pranga për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sanie Selmani, jashtë kamerave është shprehur, se mëngjesin e krimit (28 Korrik) djali i saj ishte kthyer nga Korça dhe shkoi në derën e viktimës për të hedhur mbeturinat e partneres në kosh.

Sipas nënës së 31-vjeçarit këtë procedurë ai e bënte gjithmonë, pasi sipas saj, Kozeta Teço nuk mund të lëvizte.

Ajo u shpreh se nuk ishin dakord për lidhjen që Ilirjan Selmani kishte krijuar me viktimën, por theksoi se nuk i kishte kërkuar të ndaheshin.

“Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës mori mbeturinat siç bënte gjithmonë sepse ajo nuk lëvizte dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai ketë vrasje, nuk ka prova. Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien me të, por ai pavarësisht se ne nuk ishim dakord e kishte pranuar siç ishte viktimën dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.

Djalin tim e njohin të gjithë mund te pyesni, ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shume gënjeshtra për djalin tim, dje erdhën shume policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra. Policia të nxjerre të vërtetën, nuk është djali im siç thuhet në media”, deklaroi ajo.

Po ndodh...