Ndarja me vëllanë e Zëvendëskryeministres/ Neda Balluku e konfirmon: Kam kërkuar divorcin me Ogrenin...
Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, (Vëllai i Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nën hetim nga SPAK), pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.
E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.
“Ti që më njeh mund ta imagjinosh. Besoj që të gjithë mund ta imagjinojnë se si unë ndihem. Për shkak të lajmeve. Lajmet janë të vërteta. E vërteta është që nuk është hera e parë që jam në këtë situatë, një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në 2020. Atëhere ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur, por nëse do të ktheja kohën prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Neda Balluku.
“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.
E pyetur nëse divorci ishte rastësi ajo tha:
"Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite".
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128