Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohet sudanezi në Korçë
7 Shkurt 2026, 09:25 / AKTUALITET

Një 24-vjeçar sudanez është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë të huaj kalojnë ilegalisht kufirin.
Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Itinerari 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.
Ai u kap në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi dyshohet se kundrejt pagesës, ka ndihmuar 6 emigrantë, të kalojnë në mënyrë të kundërligjshme nga Greqia në territorin e Shqipërisë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Materialet për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128