Në 6 dhjetor, kryeqyteti nën masa të forta sigurie. Mbi 1200 policë në terren

Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e samitit më 6 dhjetor. Policia është duke përgatitur një plan masash të forta, niveli i të cilave duket se do të jetë i njëjtë me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku. Disa nga akset kryesore do të bllokohen, përfshirë unazën për kalimin e makinave, ndërsa në pika të ndryshme do të ketë kontrolle nga forcat e sigurisë.
Burimet policore thonë se për të garantuar mbarëvajtjen e samitit do të angazhohen më shumë se 1200 efektivë policie, që mes të tjerash do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit. Për çështjen e sigurisë, prej disa ditësh ndodhen në Tiranë ekipet e Brukselit, të cilat po koordinojnë punën me ekipet shqiptare. Ekipet e Brukselit po zhvillojnë trajnim me gardën dhe Policinë e Shtetit.
Pas mbërritjes së liderëve evropianë në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, do të jetë e pamundur të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”. Gjithçka pritet të nisë rreth orës 10 të mëngjesit të datës 6 dhjetor. Pritja e liderëve do të bëhet tek sheshi Italia dhe më pas ata do të drejtohen tek Stadiumi Air Albania, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e samitit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


