Në gjendje kome pas aksidentit me dy viktima, jepet masa e sigurisë për shoferin e mjetit
30 Nëntor 2022, 14:53 / AKTUALITET

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë, pak ditë më parë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjergji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa ai vetë ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në autostradën Durrës -Tiranë, ku mjeti që drejtonte 26-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Edhe pse dinamika e aksidentit është ende e paqartë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



