Në telefon kishte video pornografike me 16-vjeçaren, si e mashtronte kirurgu të miturën duke i premtuar se do bëhej gruaja e tij

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 42-vjeçar shfrytëzonte një të mitur për prostitucion. Mësohet se kirurgu Dervish Hasi, në telefonin e tij kishte video pornografike me të miturën, ndërkohë që i shpërndante ato në një grup me disa persona.
42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasani kishte detyruar të miturën që të bënte marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


