Nëna e solli në banesë, foshnja e vendosur në qese u hodh në lumë nga vajza e madhe! Në ngjarjen horror, e përfshirë e gjithë familja! Ja gjendja e 42-vjeçares

19 Mars 2024, 09:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nëna e solli në banesë, foshnja e vendosur në qese u hodh

Detaje të reja dalin nga ngjarja horror në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare pasi solli në jetë foshnjën në banesë, e vendosi në qese dhe e hodhi në lumë.

Dyshohet se ka qenë vajza e madhe e gruas që ka marrë qesen me foshnjën dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Sipas gazetarit Ilgi Çelemeta, ajo ka qenë në banesë kur nëna ka sjellë në jetë fëmijën.

Megjithatë vajza ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se çfarë kishte brenda qeses, duke u shprehur se e ka lënë tek koshat pranë lumit.

Ndërsa dyshohet se në shtëpi kanë qenë edhe pjesëtarë të familjes. Këta të fundit kanë dhënë deklarata kontrandiktore dhe nuk janë treguar bashkëpunues për.

Foshnja ndodhet në morgun e spitalin, ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

 

Po ndodh...