Ngjarja që tronditi vendin/ Nis protesta për vrasjen e Martin Canit, qytetarët mblidhen tek Ministria e Arsimit
25 Nëntor 2024, 17:12 / AKTUALITET

Pas vrasjes që tronditi opinionin publik, këtë të hënë siç është paralajmëruar, ka nisur protesta për 14-vjeçarin, Martin Canin në Tiranë.
Bëhet me dije se shumë qytetarë ndodhen jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë. Kujtojmë se javën e kaluar u mbajt një tubim, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë.
Ndaj autorit të dyshuar, Mario Perlleshit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


