
Nisja e hetimeve për 21 janarin, SPAK thërret për të dëshmuar bashkëshorten dhe xhaxhain e Aleks Nikës

Prokuroria e Posaçme regjistroi një ditë më parë çështjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 veta në bulevard përpara Kryeministrisë.
SPAK do të thërrasë më 22 korrik për t’u pyetur xhaxhain dhe bashkëshorten e Aleks Nikës të mbetur të vrarë në bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe kundër qeverisë Berisha.
Mark dhe Rajmonda Nika do të pyeten nga prokurorët, teksa më herët Mark Nika ka lajmëruar se tashmë që nisin hetimet nga SPAK do të dorëzojë edhe një audiokasetë me prova sipas tij të vrasjes shtetërore. Bashkëshortja Rajmonda është parashikuar të paraqitet në orën 10:00, ndërsa Marku në orën 12:00, të hënën e datës 22 korrik.
Hetimet për 21 janarin 2011 nisin pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës në Gjykatën e Lartë e vetmja vrasje pa autor e 21 janarit, për shkak se predha që iu hoq nga trupi në Turqi ishte e dëmtuar, e paekspertueshme se nga cila armë u qëllua. Familja e Nikës prej më shumë se një dekade kërkon drejtësi për vrasjen e djalit të tyre dhe tashmë SPAK pritet të zbardhë të vërtetën e asaj ngjarje dhe rolin e kupolës më të lartë shtetërore.
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, por nëse akuzat provohen dhe faktohet se garda është urdhëruar të kalojë nga plumbat manovër në plumba të vërtetë nga Sali Berisha apo Lulzim Basha, ndëshkimi do të jepet për të gjitha jetët e humbura, si krim shtetëror.
-
Beleri-kjo dhuratë berishiste e përçudnuar për Europën!
17 Korrik, 15:17

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128