Pogradec/ 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë për disa metra

19 Mars 2026, 22:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pogradec/ 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura. Kjo e fundit është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Po ndodh...

ide